Justin Bieber do të bëhet pastor? Këngëtari tregon si është e vërteta

Justin Bieber së fundmi është bërë tamam një djalë për shtëpi. Këngëtari është larg skandaleve dhe ka vendosur që ti përkushtohet vetëm bashkëshortes së tij, Haileyt. Gjithashtu rrjetet sociale të tij janë të mbushura plot statuse dhe këngë për Zotin.

Këto postime kanë bërë që thashethemet të qarkullojnë në portale se ai po bëhet pastor.

Epo të themi të drejtën  çdo gjë kishim menduar për Justin por këtë asnjëherë.

Mirëpo, këto thashetheme kanë shkuar dhe në  vesh të këngëtarit i cili ka reaguar së fundmi duke hedhur poshtë të gjitha lajmet që kanë qarkulluar.

Këngëtari i “Holy” nëpërmjet disa statuseve në mediat sociale të hënën hodhi poshtë këto pretendime sipas së cilave ai kishte hyrë në Kishën e Hillsong, pastori i të cilës, Carl Lentz, u përjashtua kohët e fundit pas akuzave të pretenduara për tradhëti bashkëshortore.

Justin shkruante se nuk ka asnjë interes të tillë duke shtuar se Hillsong nuk është as kisha e tij. Më tej, ai shkruante se askush nuk ka nevojë për ndërtesa e objekte, sepse “Ne jemi vetë kisha”. Ajo për të cilën kanë nevojë njerëzit është besimi në Zot.

SHKARKO APP