Justin Bieber tregoi publikisht sëmundjen nga e cila vuan: “Kanë qenë kohë të vështira”

Këto kanë qenë vite të vështira për Justin Bieber dhe këtë këngëtari e pranoi vetë .

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Justin ka treguar se askush nuk e ka kuptuar faktin që luhatjet e tij të mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan.

Sëmundja e tij quhet “Lyme” dhe është nje infeksion i cili shkaktohet nga bakteri Borrelia.

Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje.

Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën.

Për këtë sëmundje, Justin do të flasë më shumë në dokumentarin e tij të cilin do ta publikojë në Youtube.

Justin u infektua nga bakteri në fund të verës së vitit 2019 dhe herë pas here është fotografuar me serum në krah pas trajtimit të sëmundjes.

Megjithatë, këngëtari tregon se gjendja e tij shëndetësore tashmë është mirë dhe ai “ia ka hedhur paq”, ndërkohë që po përgatitet për albumin e tij të ri që do të lançohet shumë shpejt./abcnews.al

SHKARKO APP