Justin dëshiron një skuadër futbolli por Hailey nuk është gati për fëmijë

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, së fundmi është shprehur mjaft hapur për temat që i përkasin të ardhmes së tij me bashkëshorten, Hailey.

I ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, këngëtari i njohur ka zbuluar numrin e fëmijëve që do të ketë në të ardhmen, ndërsa ka thënë se do të jetë zgjedhje e modeles.

Krijuesi i hitit “Sorry” ka shprehur dëshirën që të ketë disa fëmijë, por që nuk janë të gatshëm ende për këtë. “Do të kemi aq fëmijë sa Hailey dëshiron”, është shprehur ai.

“Do të doja ta kisha këte mundësi, por është trupi i saj dhe do të bëjë çfarë të dojë. Por edhe ajo dëshiron të ketë disa fëmijë”-shtoi më tej Justin.

Kujtojmë që këngëtari kanadez, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij u martuan 2 vjet më parë.

SHKARKO APP