“Ka dy vite që i kam”, Fatma “nxjerr” nga moda linjën e re të Kiara Titos
Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Por ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen janë modelet e rrobabanjove të cilat disa persona i kanë parë dhe më parë.
Gazetarja Fatma Haxhialiu është pyetur nga ndjekësit se mos po i bën reklamë rrobave të Kiarës, pasi i kishte njësoj si koleksioni i saj.
Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rrobabanjo me një palë nga linja e Kiarës dhe shkruan:
“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brandit, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani.
Siç shihet dhe nga fotoja, rrobat janë njësoj. Tashmë pritet që fjalën e fundit për këtë rastësi ta ketë Kiara.