”Ka na s’ka sorra, ka na veç shqiponja”, fillon përplasja mes Don Xhonit dhe Nichit

Në skenën dinamike të hip-hop-it shqiptar, duket se është hapur një kapitull i ri rivalitetesh. Don Xhoni ndezi debatet pasi publikoi një mesazh të paqartë në Instagram: “Ka na s’ka sorra, ka na veç shqiponja”,-shkroi reperi, pa përmendur emra.

Nichi, një nga emrat e rinj që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, reagoi po në Instagram me një story që tingëlloi si kundërpërgjigje direkte. ”Për ksi sorra, shqiponja, plluma, huta jam gjuetar”,-shkroi ai, duke shoqëruar postimin me një ton sfidues. Reagimi u përforcua edhe më tej nga menaxheri i Nichit, i cili e repostoi story-n dhe shtoi fjalët që e vulosën konfliktin publik: “Lufta filloj miq”.

Nëse kjo është thjesht një përplasje e zakonshme virtuale apo fillimi i një gare të vërtetë mes dy emrave të repit, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt, tensioni po rritet, dhe ndjekësit e zhanrit janë tashmë në pritje të lëvizjes së radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?