”Ka vdekur nga overdoza”, Bebe Rexha reagon ashpër: Jam gjallë, kjo është çmenduri

Pre e lajmeve të rreme bien personazhet publikë dhe këtë herë viktimë e tyre ka rënë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Një postim në Twitter, që njoftonte vdekjen e saj nga overdoza, solli jo vetëm reagimin e fansave, por edhe të vetë këngëtares, e cila u shpreh e tronditur.

“Lajmi i fundit. CNN ka konfirmuar që ylli i Pop-it, Bebe Rexha ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës nga droga, në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebes ka përcjellë një deklaratë për mediat, ku thuhet: “Ajo ishte drita jetës tonë. Do t’ju luteshim për privatësi në këtë kohë të vështirë”, thuhej në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Reagimi i Bebes ishte i menjëhershëm. Në disa postime në Twitter, ajo u shpreh e tronditur ndërsa i ktheu përgjigje edhe personit që e kishte bërë të vdekur. “Jam fantazmë. Po të shkruaj nga dollapi në dhomën tënde të gjumit. Buu k*rvë“, shkruajti ajo. “E tmerrshme, qëndroj offline për 3 ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga overdoza??” “O Zot i madh, larg qoftë, çfarë dreqin bëhet kështu. Kjo është çmenduri, larg qoftë”.

https://twitter.com/ElRexhar/status/1356836317015990272?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1356836317015990272%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fjam-fantazme-po-te-shkruaj-nga-dollapi-buu-krve-3shkurt2021%2F

 

SHKARKO APP