FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ka vrarë 25 luftëtarë në Afganistan, afganët duan gjyq për Princ Harry-n

Afganët kanë bërë thirrje që Princi Harry të përballet me ndjekjen penale për vdekjen e njerëzve që ai pranoi se i kishte vrarë gjatë kohës që po luftonte në vend për ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në librin e tij të shumëpritur, Spare, Harry zbulon se vrau 25 luftëtarë dhe thotë se nuk i mendonte ata si “njerëz”, por përkundrazi si “copa shahu” që duheshin hequr nga tabela.

Duka i Sussex kreu dy turne në Afganistan gjatë kohës së tij në ushtri, duke përfshirë një turne midis 2012 dhe 2013, gjatë të cilit ai shërbeu si bashkë-pilot i helikopterit sulmues Apache.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?