Kallëzimi penal, reagon G Bani: Po më trajtojnë si armik të brendshëm

Reperi G Bani ka reaguar publikisht pas deklaratës së përfaqësuesit ligjor të organizatorëve të festivalit “Muaji i Mërgatës”, të cilët njoftuan se do të bëjnë kallëzim penal ndaj tij për nxitje të përçarjes. Në një reagim në rrjete sociale, artisti ka mohuar akuzat, duke i quajtur të pavërteta.

”Më paskan bërë kallëzim penal në Kosovë pse më kanë sharë nënën, motrën, fenë, krahinën, shtetin dhe pse nuk e kam lejuar Gjestin të tallej me gjuhën shqipe. I paskan zgjidhur të gjitha problemet me armiqtë e jashtëm, e tani po duan të luftojnë armiqtë e brendshëm”,-shkruan G Bani në postimin e tij.

Ai theksoi se asnjëherë nuk ka thënë që “shqiptarët duhet të shtypeshin më shumë”, siç është interpretuar në disa media apo rrjete sociale. ”Ky avokat po gënjen. Unë kurrë nuk kam thënë se shqiptarët duhet të shtypeshin më tepër. Kam folur për disa maskarenj që më kanë sharë në komente. Shihemi në gjyq”,-shkroi ai, duke lënë të kuptohet se është i përgatitur për përballje ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një tjetër video të publikuar më pas, G Bani shprehet se “fushata e sulmeve kundër meje nga Kosova po vazhdon”, duke lënë të kuptohet se ndjen se është viktimë e një linçimi të qëllimshëm publik. Reagimi vjen pak ditë pas vendimit të organizatorëve të festivalit “Muaji i Mërgatës” e ka përjashtuar nga ngjarja, pas një deklarate të tij në TikTok që shkaktoi debat të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?