”Kam parë komentet e ulëta”, Bardhi dhe Sara rikthehen në studio: Ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi

Sonte në Prime janë rikthyer Sara me Bardhin pas një jave me plot polemika dhe diskutimesh për daljen e këngëtarit nga loja e ”Big Brother Albania Vip 3”, pas lajmit se nëna e tij ishte e shtruar në spital.

“Nëna është mirë aktualisht. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur. Pas daljes nga shtëpia kam hyrë për të parë edhe komentet për moralin Sarës. Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë”, deklaroi Bardhi.

Bardhi: Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës dhe familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur. Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete. I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera. Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë dhe do jetë nëna e fëmijëve të mi.

Sara: Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit. Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai. Për sa kohë ushqehet kjo nga njerëz që nuk i njoh, më janë vendosur emra meshkujsh që unë nuk i njoh.

SHKARKO APP