Kanye West vjen në Tiranë, ndez skenën më 11 korrik. Zbulohen detajet
Artisti me ndikim botëror Kanye West do të performojë në Tiranë më 11 korrik 2026, bën me dije Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Eventi do të zhvillohet në një hapësirë të dedikuar enkas për këtë performancë, Eagle Stadium, një stadium i përkohshëm me kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh, i ndërtuar përgjatë aksit Tiranë–Durrës.
“Tirana është gati të përjetojë një nga momentet më të mëdha në historinë e saj kulturore dhe artistike. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kënaqësinë të ndajë lajmin për organizimin e një prej ngjarjeve më spektakolare muzikore ndërkombëtare të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, që do të mbahet më 11 korrik 2026. Artisti me ndikim global Ye do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore”, bëri me dije ministri Blendi Gonxhja në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

