Kaos dhe përplasje në koncertin e reperit të njohur, plagosen me armë 3 persona
Tre persona u qëlluan me armë jashtë festës së Justin Bieber në restorantin “The Nice Guy” në Los Anxhelos të premten mbrëma.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se fillimisht ka lindur një sherr mes personave të cilët janë grindur dhe më pas degjeneroi deri në përdorimin e armës.
Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti.
Këngëtari po organizonte një festë të mbushur me të famshëm pas performancës së tij të ‘Super Boël’ së bashku me Drake.
Reperët Kodak Black, Lil Baby dhe Gunna po largoheshin nga festa rreth orës 2:45 të mëngjesit kur shpërtheu një sherr me miqtë e reperëve që ishin në një makinë sportive Ferrari të kuqe.
Një burrë i paidentifikuar filloi të përleshej me dy burra, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit filluan të vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre pasi shpërthyen të shtënat.
Si pasojë e kësaj zënke janë plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç.
Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është dërguar në spital.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.
Një burrë, i cili besohet të jetë mik i reperëve, thuhet se është qëlluar në prapanicë dhe një burrë tjetër, një koleksionist autografesh, besohet se është qëlluar në këmbë.
Sulmuesit janë ende në arrati dhe nuk është bërë asnjë arrestim. Nuk ka asnjë të dyshuar përderisa hetimet janë në vazhdim.