Katie Holmes e Jamie Foxx nuk e fshehin më lidhjen e tyre

Çifti më i rezervuar në Hollywood më në fund ka vendosur të dalë zbuluar në publik.

Në eventin e Clive Davis Gala, Katie Holmes e Jamie Foxx janë ulur në të njëjtën tavolinë duke i buzëqeshur dhe përkëdhelur duart njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes, transmeton tch.

Sipas medieve rozë çifti po përjeton një histori dashurie prej katër vitesh, por deri më tani ia kishin dalë ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas spekulimeve në media, ish zonja Cruise, pas divorcit me Tom Cruise nuk mund të kishte një lidhje dashurie për të paktën pesë vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por tashmë kjo klauzolë e divorcit ka përfunduar, edhe pse nga ana e çiftit ende nuk ka një konfirmim për lidhjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?