Katy dhe Orlando sërish bashkë

Këngëtarja Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom janë lidhur përsëri me njëri-tjetrin.

Ata ishin ndarë gati një vit më parë, por flitej se ishin parë bashkë në një resort pushimesh në Maldive muajin e kaluar.

Kjo del të jetë e vërtetë, nëse është për t’u besuar një burim i afërt me të dyja yjet, që ka deklaruar se ata “janë bashkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata janë prapë bashkë. Katy do që t’i bëjë gjërat që të funksionojnë kësaj radhe”, thotë burimi sipas raportimeve të The Sun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?