”Ke mashtruar”, debat i fortë mes Elijonës dhe Xhenetës: Londrimi po të kursen shumë
Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother Kosova VIP 4” në kuadër të një misioni 24-orësh, gjatë të cilit ka ndarë informacione dhe ka zhvilluar biseda të drejtpërdrejta me banorët. Mes këtyre ndërveprimeve, një debat i veçantë është shënuar mes saj dhe Elijonës, ku kjo e fundit e ka përmendur për sjelljen e saj në Bigun e kaluar që në Prime ka përdor edhe situatat me brekët dhe që nuk e ka pëlqyer aspak si person.
Nga ana tjetër Xheneta i është drejtuar hapur Elijonës, duke i kërkuar që të mos paragjykojë të tjerët, ashtu siç, sipas saj, kishte vepruar më herët ndaj saj. Po ashtu i ka thënë se ka mashtuar për historinë e saj që ka ikur nga familja në Gjermani, por Elijona i tha se këtë do ta tregojë në linjën e jetës.
Xheneta ka theksuar gjithashtu se Londrimi, sipas mendimit të saj, e ka kursyer shpesh Elijonën në situata që mund të kishin përfunduar në debate. “Unë mendoj që ai të kursen shumë. Ka pasur mundësi të hynte në debate me ty dhe nuk ka dashur, të ka kursyer”, është shprehur ajo. Më tej, Xheneta ka dhënë një mesazh motivues për Elijonën, duke theksuar se e kaluara personale nuk e përcakton vlerën e saj si individ. Ajo ka theksuar se askush nuk bëhet më pak i vlefshëm për shkak të zgjedhjeve apo përvojave të hershme në jetë.
“Po dua me ta thënë një gjë si këshillë: nuk të bën aspak më të keqe ty si Elijonë, pavarësisht moshës apo përvojave që ke pasur. Kur një person do të të dojë, do të të dojë për Elijonën që je”, u shpreh Xheneta. Ky moment u konsiderua si një nga ndërhyrjet më të drejtpërdrejta dhe emocionale gjatë misionit të saj brenda shtëpisë së famshme.
KOHA JONË SONDAZH

