Keisi dhe Sabiani shpërthejnë në akuza: Na e bëtë jetën telenovelë, s’doli nga publiku

Keisi ishte e eliminuara e mbrëmjes së fundit në “Big Brother”. Konkurrentja la lojën, pas më shumë se 60 ditësh në shtëpi dhe një sërë dinamikash të krijuara. Por ndonëse u shpreh e lumtur teksa mbërriti në studio dhe falënderoi produksionin, duket se dalja e saj paska ngritur shumë pikëpyetje.

I pari që reagoi ishte babai i saj, Sabiani, që nuk i kurseu ironitë. Këngëtari ka reaguar menjëherë pas daljes së vajzës, përmes një “Instastory” ku shprehet se Keisin nuk e nxori publiku. “E nxorët engjëllin tim pasi iu bë jeta telenovelë. S’besoj që e ka nxjerr publiku, megjithatë i lumtur që u kthye në shtëpi”, ka shkruar Sabiani. Kujtojmë që ky i fundit për shkak të historisë që Keisi pati me Kristin u fut në shtëpinë e “Big Brother” ku qëndroi pothuajse dy javë.

Pas daljes së tij, në shtëpi u fut si banor Lorenc Hasrami, i cili tregoi se në të kaluarën ka pasur një raport romantik me Keisin. Por, në të njëjtën linjë me Sabianin, ka qenë edhe vetë Keisin, në një reagim të sajin të dytë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Keisi thekson se nuk e kishte idenë se jeta e saj ishte kthyer në një telenovelë, ndërsa sqaron se çdo gjë është bërë pa dashje.

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda, por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovelë hyrja ime në BBV2 që tregon se kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha, jam pranë familjes time dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë”, shkruan Keisi. Deklarata e Lorencin, se me Keisin kishte pasur një lidhje, ndryshoi shumë dinamikat në shtëpi. Për disa ditë, dyshja u duk shumë e afërt, teksa vetë Keisi u shpreh se kishte ende ndjenja për Lorencin.

Por, dalja e këngëtarit ka bërë që të reflektojë me gjithë situatën dhe madje të mohonte që ajo çfarë kishin pasur ishte një lidhje. Lorenci ka treguar se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij faktin që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën. Ai tha se i ka kërkuar falje Sabianit, por edhe të dashurës aktuale. “Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci. Në lidhje me rrëfimin e tij gjatë qëndrimit në “BBV”, Lorenci u shpreh se është transmetuar vetëm një pjesë e fjalëve që ai ka thënë, ndërsa shtoi se “me Keisin thjesht ka dalë dhe nuk ka patur një lidhje.”

“Pjesa me Keisin. Nuk ishte diçka e mirë për t’u përmendur as për mua e as për Keisin. Dola si njeri që po ndante një çift, ndërkohë hyra për gjë tjetër. Ishte rrëfim i gjatë në dhomën e rrëfimit, por u mor vetëm një pjesë e vogël. E kam përmendur dhe e di që është ditur si gjë jashtë. E mora vesh kur dola, që ishte bërë virale nëpër portale. Por ne thjeshtë kemi dalë një periudhë, kemi ruajtur një raport miqësor që është dukur qartë aty brenda. Thjesht unë në një rrëfim, ka qenë dita e 2, dhe ishim te pjesa që po ruheshim mos të jepnim informacione nga jashtë, shkruan Panorama.

Këto shakatë e mia ishin mos merreshi”, tha Lorenci. Tashmë që edhe Keisi është jashtë dhe ka mundur të njihet me gjithçka është përfolur rreth saj, vetë këngëtarja ka dal në përfundimin se nën emrin e saj është abuzuar, duke u krijuar një telenovelë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë ajo në intervistat e shumta ku do të jetë e ftuar, në lidhje me situatën e krijuar, por mbi të gjitha me akuzat e të atit, se e ka nxjerrë produksioni nga shtëpia.

SHKARKO APP