Kejvina dhe Olta bëhen bashkë dhe zbulojnë rikthimin në BBV

Olta Gixhari dhe Kejvina Kthella janë takuar së fundmi. Gjatë bisedës me njëra-tjetrën, Olta shprehet se kur ka dalë Kejvina, ajo është bërë tym. Sipas aktores, nëse nuk do ishte larguar modelja nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, loja e saj do kishte qenë ndryshe totalisht.

Ndërsa Kejvina i tha se mund ta provojnë në Big Brother VIP 3 duke lajmëruar kështu se mund të kenë një rikthim në shtëpi.

Kejvina: Përshëndetje, ja pra këtu me të madhen Olta Gixhari. Mos si më the atëherë ‘sot jemi, nesër nuk jemi’

Olta: E di si jam bërë unë kur ka dalë Kejvina? Tym. E këtë po i thoja, sikur të ishe ti te shtëpia, loja ime do kishte ndryshuar totalisht. Do kishim bërë një super spektakël të dyja. Më ka prishur shumë punë dalja e saj.

Kejvina: Do e provojmë te BB VIP 3

SHKARKO APP