Kejvina Kthella në një lidhje me këngëtarin shqiptar? Filmohen së bashku në Amerikë

Kejvina Kthella dhe Tayna prej disa ditësh ndodhën në Amerikë nga ku kanë ndarë disa foto në rrjetet e tyre sociale.

Nga postimet e tyre kemi kuptuar se kanë udhëtuar në Amerikë për pushime dhe për të qenë pjesë e koncertit të organizuar për 50 Cent “Walk of Fame”.

Por, mesa duket vajzat nuk kanë qenë vetëm. Së bashku me to ka qenë edhe reperi i njohur Seven Saraçi. Ai ka publikuar disa foto me Kejvinën në “Instastory” ku shihen shumë të afërt me njeri-tjetrin. Nuk dihet ende nëse ata janë çifti më i ri i shoëbizit apo janë vetëm dy miq të mirë që nuk e kanë kompleks të pozojnë aq pranë njëri-tjetrit.

/Ora News

 

SHKARKO APP