Kejvina përgatit rikthimin në Big Brother VIP
Kejvina i ka munguar ekranit që pas daljes së saj nga Big Brother. Por në një intervistë në Top Albania Radio, ajo ka treguar se do e shohim në finalen e spektaklit dhe se po përgatit rikthimin.
“Ishte një “Big Brother” shumë intensiv, plot surpriza, plot gjëra të bukura po ashtu dhe jo shumë të bukura. Big Brother-i im nuk ka zgjatur shumë por për aq sa ka zgjatur ka qenë okej dhe presim tani finalen”, tha Kejvina.
E pyetur a do të jetë në finalen dhe në ‘after party’-in e Big Brother VIP?
“Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe”, u përgjigj ajo.
Kejvina u shpreh se Big Brother ka bërë kthesë në jetën e saj dhe i mungojnë të gjithë banorët.
“Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time”
“Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi”, tha modelja.