”Kemi pasur diçka”, publikohet fotoja që Silvi fliste për Sarën në BB: Mos na bëhet xheloz Bardhi?
Silvi Forte është banori më i ri i shtëpisë së ”Big Brother Vip 3”, pjesë e së cilës u bë të shtunën e kaluar. Ai ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me Sara Gjordenin.
I pyetur se cilën nga vajzat njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot. Ndaj edhe sot në rrjete sociale ka dalë një foto, ku shihet Sara me Silvin, edhe pse në pamje të parë dket një foto normale mes dy personave të njohur.
Në një situatë të pazakontë, Sara u përball edhe me ish-të dashurin e saj, Endrikun, i cili u fut si konkurrent, brenda shtëpisë së Vëllait të Madh, ndërsa shpesh është folur edhe për lidhjen e saj me një boksier, për të cilin u akuzua se nuk e kishte mbyllur akoma marrëdhënien.
Ndërkohë që ata të hënë zhvilluan edhe një bisedë në oborr, ku Silvi i tha se e do brenda në shtëpi, ndërkohë që Sara e përqafoi.
Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.
Sara: Përqafime. Faleminderit.
Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.
Sara: Jo, jo.
Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.
Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.
Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…
Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.