”Kena me ia dal”, Labinot Tahiri i bashkohet apelit për ndihmë: Jemi me ty Gentrit, unë e bëra pjesën time
Këngëtari Labinot Tahiri nuk rresht së ndihmuari njerëzit. Ai ka bërë një tjetër thirrje për solidaritet, këtë herë për një djalë shqiptar që po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri u ka bërë apel të gjithëve që të kontribuojnë dhe të ndihmojnë që i riu të rikthehet shëndoshë e mirë pranë familjes dhe shoqërisë.
“Raste e raste, ama me i lanë me vujt asnjëherë. Ta ndihmojmë së bashku këtë bukurosh e djal shqiptar, që të na kthehet shëndosh e mirë në familje e në shoqëri. Ku i dihet, ndoshta nesër ne kemi nevojë për të”, shkruan Tahiri.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se edhe vetë do të kontribuojë financiarisht, duke u bërë pjesë e kësaj nisme humanitare. “Edhe unë do t’i transferoj para. Kena me ia dalë së bashku. Gentrit, edhe me ty jemi”, ka përfunduar mesazhin këngëtari.



