Kendall Jenner kërnace, paguan faturën dhe nuk lë bakshish, ‘poshtërohet’ nga bari

Modelja e famshme Kendall Jenner u “poshtërua” nga një lokal në Brooklyn. Në faqen zyrtare të kafeterisë “Baby’s All Right” në Instagram u postua fatura e bukuroshes 21 vjeçare me vlerë 24 dollar.
Ajo që habiti punonjësit e lokalit ishte se Kendall nuk la fare bakshish, dhe si shenjë “hakmarrje” personeli vendosi që këtë ngjarje ta ndajë me të gjithë duke postuar foton e faturës në Instagram.

Jenner atë natë u pa në New York në shoqërinë e të dashuritë të saj të përfolur A$AP Rocky, teksa ky i fundit performoi në po të njejtin lokal.

SHKARKO APP