Kënga ”Akull” e vjedhur? Capital T tregon të vërtetën

Në një intervistë për emisionin “Ndrrimi i natës” në Klan Kosova, Capital T foli ndër të tjera edhe për këngën e tij të fundit, “Akull”, e cila u diskutua së tepërmi pak kohë më parë për shkak të ngjashmërisë me një këngë të njohur indiane. ”Akull” përkonte me kolonën zanore të filmit të njohur të Bollywood-it, “Ek Villain”. Pak ditë pas publikimit, kompania muzikore që gëzonte të drejtën e kolonës zanore të “Ek Villain”, T-Series, bllokoi këngën e reperit duke shtuar dyshimin se kënga ishte realisht e vjedhur.

“Kemi pasur një problem, realisht. Ka qenë kolona zanore e një filmi indian. Unë nuk e kam ditur kur e kam blerë këngën nga producenti”,-tha Capital T në NIN. “Nuk e kam ditur se e ka përdorur në atë mënyrë ose nuk kishte marrë leje. Kështu që kompania në fjalë që kishte të drejtat për atë këngë, një ndër kompanitë më të mëdha në YouTube, e bllokoi dhe më dërguan email ku u prezantuan se kush ishin dhe pse e bllokuan këngën”.

T-Series bllokoi këngën “Akull” më 25 nëntor, një ditë para tërmetit tragjik në Shqipëri. Për shkak të situatës së krijuar, Capitali e pati të pamundur të kontaktonte menjëherë me kompaninë në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në ato momente ndodhi tërmeti në Shqipëri dhe isha atje duke u marrë me aksionet atje dhe nuk kisha kohë t’u ktheja email. Por u ktheva [në Kosovë] kontaktuam dhe u morëm vesh. Këto janë gjëra që ndodhin në gjithë botën”. 26 ditë pas premierës, “Akull” numëron momentalisht më shumë se katër milionë klikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?