Kënga e Sonit në Festivalin e RTSH-së flet për historinë e saj

Soni Malaj do të konkurrojë në Festivalin e RTSH-së për çmimin e parë dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. “Më e fortë”, quhet kënga me të cilën ajo do të konkurrojë. Një këngë ritmike, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme deri tani.

Sipas opinionit të publikut, deri tani renditet si një nga pretendentet kryesore për të fituar trofeun e këtij edicioni të festivalit të RTSH-së. “Më e fortë” është kompozim i Irkenc Hykës dhe vetë Sonit, teksti Big Basta dhe Petro Xhori.

”Është një këngë autobiografike, por unë jua kushtoj të gjithë atyre që jeta i ka rrëzuar shumë herë dhe janë ngritur në këmbë me po të njëjtën forcë. Kanë vazhduar në rrugën e suksesit me besim në vete, me besim në Zot, me talent e dinjitet, pa kompromise të pista. Kënga ka në qendër femrën e sotme që nuk është thjesht një femër e brishtë, por një luftarake në sfidat e jetës, një titane”,-ka thënë këngëtarja për Class.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?