Kënga hit e kësaj vere? “Kthema kohën” po bën namin (Video)
Sezoni veror është ”luftë” mes artistëve se kush do të prodhojë këngën hit të sezonit. Deri më tani janë disa këngë që janë në top por është pothuajse e pamundur të mos e keni dëgjuar njëherë qoftë në radio, qoftë në Instagram këngën më të re “Kthema kohën”. Mund të themi se Cricet dhe Numen sollën hitin e verës 2019-të. Kënga në fakt është një miksim i një kënge të vjetër shqiptare, kënduar nga Shyhrete Behluli, që titullohet “Ende e dua”. Cricet dhe Numen kanë punuar vetëm me refrenin e këngës së Shyhretes dhe me remix-in e duhur kanë arritur të krijojnë një ndër këngët e preferuara të rinisë shqiptare.

KOHA JONË SONDAZH

