Kënga që i dedikohet ish-të dashurve ka “vulën” e një shqiptareje!

Hiti më i suksesshëm i momentit në arenën ndërkombëtare ka “vulën” e një artisteje shqiptare.

“Thank you, next” nga Ariana Grande arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në Youtube. Projekti që i dedikohet ish-partnerëve të këngëtares ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, shqiptares Njomza.

Ishin fansat ato që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një ditë shumë e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe bleva unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo duhet të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, tregoi Ariana në një postim në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Njomza është këngëtare që bën projekte muzikore në gjuhën angleze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?