Këngëtarët që do të performojnë në finalen e ”Champion League”. Një reper dhe një braziliane
Superylli brazilian Anitta dhe nigeriani Burna Boy do të jenë artistët që do të këndojnë në shfaqjen që do t’i paraprijë finales së Ligës së Kampionëve. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, teksa braziliania ka premtuar super spektakël.
“Unë jam shumë e ngazëllyer! Jam e lumtur që jam pjesë e spektaklit të Champions League dhe mezi pres të këndoj së bashku me Burna Boy. Një shfaqje që nuk duhet humbur nga tifozët në stadium dhe në mbarë botën”, tha 30-vjeçarja Anitta.
Finalja e madhe luhet mes Manchester Cityt dhe Interit në stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll më 10 qershor.