Këngëtari drejt “Big Brother VIP 6”? Artisti i njohur: Njerëzit më njohin shumë serioz
Këngëtari Algert Sala, i ftuar në emisionin “L ancio” në Top Albania Radio, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth projekteve të tij muzikore. Gjithashtu ka folur dhe për fillimet e tij në karrierë dhe planet për të ardhmen.
Kantautor, kompozitor dhe autor tekstesh, Algerti krijon jo vetëm për veten, por edhe për artistë të tjerë. Gjatë intervistës artisti u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e edicionit të gjashtë të reality show-t “Big Brother VIP”.
“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, tha Sala, duke e lënë të hapur mundësinë për një eksperiencë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Çfarë do të priste publiku prej tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? I pyetur nëse është një tip i qetë apo nevrik dhe i prirur për debate, artisti u përgjigj shkurt: “Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj pse jo…”.

