Këngëtari i njohur cilëson të dashurën si “dhuratë të Zotit”
Këngëtari Lind Islami u bë i njohur nga pjesëmarrja në një kompeticion muzikor, ku filluan dhe shkëndijat e para të dashurisë me Venera Lumanin. Prej vitesh ata janë shpërngulur në Tiranë ku po zhvillojnë karrierën e tyre, ndërsa duken shumë të lumtur. Në një postim në Instagram, ai na ka bërë të ditur se festuan 5 vjetorin e romancës, duke e cilësuar Venerën si dhuratë të Zotit. “Sot, 5 vite bashkë me Venerën time, me dhuratën më të bukur që më dha Zoti… Të dua”, shkruajti Lindi në një fotografi ku duket se po shijojnë pushimet. Ka kohë që nuk kanë ardhur me ndonjë bashkëpunim muzikor, prandaj mbetet për tu parë nëse do sjellin dicka të vecantë për festën e tyre të dashurisë.