Këngëtari Noizy: Me lali Erin jemi miq, gëzojmë respekt, ai është naço

Këngëtari i njohur Noizy, ka folur për marrëdhënien me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Duke folur në emisionin “Wake Up”, Noizy deklaroi se ai ka një miqësi shumë të mirë me Veliaj, për të cilin thotë se është në një hap me kohën.

Isli: Marrëdhënia jote me kryetarin e Bashkisë është komentuar shpesh. Jeni miq?

Noizy: Jemi miq, po. Jemi miq, gëzojmë respekt. Ai është si të them, si naço, si djalë i ri. Nuk kemi biseda të tipit, ai politikan, unë artist. Është goxha me kohën dhe flasim si të ishim shokë.

Isli: Mirë, kryetarin e Bashkisë e kemi modern.

Noizy: Po është gjë shumë e mirë ajo.

Isli: Unë nuk e di, a i dëgjon albumet e tua? Ke siguri ti, që ai dëgjon muzikën tënde?

Noizy: Uroj që të mos i dëgjojë të gjitha.

Isli: Pse, mos ke lëshuar ndonjë gjë, se janë edhe disa tekste që s’kuptohen?

Noizy: Po po, janë ca tekste me kështu. Unë jam edhe dibran. Ça flas sot, e kupton pas tre ditësh, por uroj të mos i dëgjojë të gjitha.

Isli: Se mos ke harruar të heqësh, se e ke sharë dikur dhe ke harruar ta heqësh!

Noizy: Jo, jo, nuk ndodh ajo. Nuk e di çfarë kanë njerëzit. Edhe Papa shahet, edhe profetët nga një anë. Nuk më intereson. Mua më intereson bashkëpunimi që kam, si nga ana individuale, edhe profesionale. Për mua është OK, gëzon respekt dhe i uroj më të mirë.

SHKARKO APP