Këngëtari shqiptar humb nënën e tij në mes të pandemisë!

Arbër Arapi këngëtari shqiptar që u bë i famshëm nga spektakli “Ethet e së premtes mbrëma”, ka humbur nënën.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari në një postim në Facebook, ku i jep lamtumirën “shpirtit” të tij:

Për këtë humbje ka folur edhe këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini e cila ka bërë një dedikim prekës në Instagram, ku flet për prindërit dhe humbjen e kolegut të saj!

Ajo kujton nënën e Arbërit, teta Verën, ndërsa i shpreh ngushëllimet mikut të saj për këtë humbje.

“Si fëmijë i lodhim prindërit tanë, si adoleshentë duam t’i bëjmë krenarë, si të rritur thjesht duam t’i shohim të lumtur dhe kurrë të mos i themi lamtumirë. Një tufë me lule për teta Verën e mirë. Na ke pranë miku ynë i dashur. @arberarapi”, shkruan Anjeza në foton ku shfaqen të gjithë miqtë nga “Ethet e së premtes mbrëma”, Klajdi Musabelliu, Rosela Gjylbegu, Arbër Arapi dhe Tergita Gusta.

Aktualisht Arbri jeton me bashkëshorten Marsida dhe të birin në Gjermani. Kjo humbje e madhe vjen në një kohë që e gjithë Shqipëria po kalon një moment të vështirë me koronavirusin.

Tani as ceremonia mortore nuk mund të zhvillohet siç e do tradita, pasi rekomandohet distancimi social.

SHKARKO APP