Këngëtarja e njohur fiton sërish mandatin si deputete, merr rekord votash
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi ka siguruar edhe një mandat tjetër si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Llalloshi garoi në këto zgjedhje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 29 dhe, sipas numërimit të mbi 97 për qind të votave, ka arritur të grumbullojë më shumë se 31,300 vota.
Artistja e njohur iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në shkurt të vitit të kaluar dhe që nga hyrja e saj në politikë ka dëshmuar mbështetje të vazhdueshme nga elektorati. Në tri palë zgjedhje të mbajtura brenda një periudhe prej rreth një viti e gjysmë, ajo ka arritur çdo herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur përfaqësuese e qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 18697

