FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këngëtarja e njohur shqiptare lë pas muzikën dhe i futet politikës

Këngëtarja e njohur shqiptare, ka lënë pas muzikën dhe i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Këngëtarja Edona Llalloshi, gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.

Lajmin për futjen e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vetë lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.

Edona ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikë, ndërsa deri më tani nuk kishte bërë të ditur se kishte ndonjë ambicie politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?