Këngëtarja shqiptare i dedikon një poezi motrave, shuplakat e ngrëna “kot fare” dhe…

Fëmijëria dhe kujtimet e së shkuarës kanë përfshirë edhe një herë këngëtaren e njohur shqiptare, të cilat nuk ka hezituar t’i hedhë në disa vargje poezie.

Irma Libohova u ka dedikuar dy motrave të saj disa vargje poezie, teksa u kujton të kaluarën dhe fëmijërinë e tyre, herë herë të vështirë. Megjithatë, ajo vë theksin mes rreshtave se dashuria dhe forca mes tyre ka qenë gjithnjë e konsoliduar, ashtu siç është edhe sot.

VARGJET

Fëmijëria jonë

Sa të vogla kemi qenë

Sa shumë të trija jemi zenë,për një bluzë

Shpesh na ngrinte buzëqeshja ,porse kënga,na rrinte në buzë

Endrra fëmije,që s’u plotësuan dot.

Ndonjë shuplakë kemi ngrënë dhe fare kot.

Dy fustane ne i kishim,

por tre motra ne ishim.

Grindeshim.

Kush do ta vishte më parë?

Lahej ,thahej fustani atë natë

Që në mëngjes motërza t’a vishte prapë.

Shuhej zjarri dersa’bëhej hi.

Duhej fustani,ishte vit ‘i ri

Sa shumë vite kanë kaluar

porse prapë, ne atë kohë e kujtojmë

Dhe fustanin tonë të dashur

nganjere e pikturojmë.

Fëmijëria ime bukur,

dhe pse sot unë jam e lumtur

Hapi krahet! E më merr ti prapë.

Jemi,jemi sic kemi qenë.

Lozonjare dhe çapkëne

fëmijëria na ka lënë.

Shpirtin si deti të thellë e të pa ane.

Zemrën bujare,dhuratë nga prindërit tanë Irma/Newsbomb

Image

SHKARKO APP