Këngëtarja shqiptare në emisionet më të ndjekura amerikane
Suksesi i këngës i ka dhënë hapësirë Ava Max të performojë në emisionet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 25 vjeçarja e lindur në Wisconsin nga prindër nga Shqipëria, ka debutuar dje në ‘Late Late Show’ që transmetohet në CBS, ndërsa sot performoi në ‘Today Show’ që transmetohet në NBC.
Dy performancat e para të Avës në televizionet amerikane janë pritur mirë nga publiku, pasi këngëtarja ka përmbushur pritshmëritë e suksesit të këngës. ”Sweet But Psycho” është ngjitur në vend të parë në klasifikimet muzikore në të paktën 15 shtete të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën, Zelandën e Re, Suedinë dhe Austrinë. Kjo këngë kryeson klasifikimin në SHBA në kategorinë ”Dance Club Songs” të Billboard.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është përfshirë gjithashtu në listën e Billboard për ”Emerging Artists”, si dhe është nominuar në ”Global Awards” në dy kategori: Rising Star; International Breakthrough of the Year.


KOHA JONË SONDAZH

