Këngëtarja shqiptare “thumbon” sërish, zbulon bisedën me reperin amerikan
Këngëtarja shqiptare, Arta Memedi ka disa kohë që është në qendër të faqeve rozë për shkak të përplasjes me reperen Tayna.
Sot, ajo ka treguar një tjetër histori nga jeta e saj personale. Arta publikoi një fotografi në Instagram ku zbuloi se shkruan me reperin e njohur amerikan, Future.
Arta e shoqëroi fotografinë me shkrimin: “Po flas për të ardhmen time, ti nuk po bën asgjë”.
Future Hendrix është reper i njohur amerikan me famë ndërkombëtare, i cili ka sjellë shumë hite në tregun e muzikës. Mbetet për tu parë nëse Arta do e përdorë miqësinë me Future për të sjellë një duet me të që të bëhet pjesë e tregut të huaj.

KOHA JONË SONDAZH

