”Kepi i Vipave”, Olsa flet për Kiara Titon: Është modeste, është e para që…

Autorja e “Kepit të VIPA”-ve, Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga reality show që do të moderohet nga Kiara Tito. E pyetur për bashkëpunimin me Kiarën, Olsa nuk i kurseu vlerësimet për ish-banoren e “Big Brother Albania Vip 2”.

“Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi”,-tha ajo.

SHKARKO APP