Kërcënoi Efin dhe Kiarën, Mikela Pupa reagon kundër Olta Gixharit: Jam kurioze çfarë do bësh

Në shtëpinë e ”Big Brother Vip 2”, tensionet dhe debatet e forta janë në çdo moment të ditës. Ish-banorja Mikela Pupa, e cila është edhe mikeshë e Efit, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, ku shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV”. Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

”Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”,-shkruan Mikela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?