Këshilla e Donald Trump për suksesin e vajzës: Bëj operacion gjoksin!
Askujt nuk ia merrte mendja që një baba do t’i mbushte mendjen vajzës 14-vjeçare që të bënte operacion gjoksin. Ivanka Trump merrte këshilla nga i ati për të rritur përmasat e saj që të kishte sukses në karrierën e saj si modele.
Në librin e familjes Trump, autorja Emily Jane Fox shkruan se Ivanka ishte një modele e mirë në atë kohë dhe duhej të largohej shpesh nga shkolla për të bërë sete fotografike. Ndërkohë që mundohej të realizonte pasionet e vajzës së tij, Donald Trump i thoshte adoleshentes që të bënte impante gjoksi pasi do të bëhej shumë e suksesshme.
Në libër thuhej se Donald Trump hoqi dorë nga ideja kur motra e tij Maryanne e telefonoi duke i thënë se kjo gjë do e shkatërronte të bijën.
KOHA JONË SONDAZH

