Këshillat që çdo nënë duhet t’u japë vajzave të saj, sipas Angelina Jolie
“Në jetë rëndësi ka ajo çfarë ju mendoni dhe mënyra se si ju logjikoni, dhe jo mënyra se si dukeni fizikisht. Eshtë e nevojshme që ju të zbuloni atë që realisht jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë luftoni. Eshtë gjithashtu e nevojshme që ju të luftoni për veten, por edhe për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerve, atëherë ia vlen të jetosh”.
Kjo është këshilla që aktorja e famshme u jep çdo ditë vajzave të saj.
Bëhet fjalë për Angelina Jolie, e cila në një intervistë për Elle ka zbulluar detaje të marrëdhënies së saj me vajzat Shiloh, Zahara dhe Vivienne.
Që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt, Angelina i është përkushtuar totalisht fëmijëve të saj, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për një partner të ri në jetën e saj.