“Këta bëjnë o*gjira, bëjnë më shumë!” Rezart Veleshnja komenton rastin Gjici
Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka komentuar ngjarjen që shokoi opinionin publik, pas publikimit të një video-skandali, ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Sipas aktorit, Safet Gjici është viktimë e një kurthi, pasi sipas tij, ka persona që bëjnë gjëra më të këqija. Rezarti ngre akuza të forta teksa shprehet se ka qeveritarë që bëjnë orgjira.
“Do them dy gjera për Safet Gjicin. Nuk është se Safetit thjesht ja bënë, më kupton, është si puna e atyre që bënte Enver Hoxha, e mbani mend? Për këtë u themi që ka bërë një komplot, sajojnë gjëra e kuptoni?
Dhe Safetit ja bënë, se për t’i bërë, këta bëjnë më shumë se Safeti. Këta bëjnë orgjira, po thuaj Safeti nuk ju desh më dhe tak, hajt t’ia hedhim Safetit. Atë gjë e bën çdo burrë. E bën çdo mashkull, thjesht ai doli. Fati i keq i ra Safetit. Megjithatë, memet dhe story-t nuk mund të hiqen së shqiptari për kaq rron. Ne kemi vetëm stres vëlla, ne shyqyr na del një rast si kjo e Safetit. Po Safeti vërtet është viktimë e puçit që i bënë. Se ku ka gabuar, këtë e di vetëm ai dhe i madhi.”-shprehet Rezart Veleshnja.