Kiara e ftohtë ndaj Luizit? Analiza e psikoterapistes: Ajo po mbron lidhjen
”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të mbajë të mbërthyer shqiptarët. Çdo ditë në shtëpi ka ngjarje, por kryefjalë mbetet Luiz Ejlli, dhe raporti i tij me Kiara Titon.
Kjo e fundit shpesh herë është cilësuar si e ftohtë në lidhje me të dashurin e saj, por psikoterapistja Fleura Shkëmbi ka një mendin më ndryshe sesa masa. Ajo thotë se Kiara nuk është e ftohtë në çift, por është mbrojtëse. Për të, sjellja e tyre është normale pasi janë në hapat e parë të njohjes.
”Qëndrim mbrojtës, nuk është e lehtë të jesh përballë një personaliteti kaq të fuqishëm, dhe unë shikoj atë pjesën e dy roleve. E një mashkulli shqiptar me një potencë kur del para teje, dhe Kiara që është ai personi më i butë. Cili çift nuk ka përplasjet e veta? Sidomos në fillim, po Kiara dhe Luizi kanë marrë përsipër që të dalin aty, ta ekspozojnë këtë marrëdhënie”,-tha ajo.