Kiara krah Luizit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”: Krenare me ty
Çifti shumë i dashur për publikun, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli morën vëmendje në premierën e mbrëmshme (e hënë) të filmit “Në kuadër të dashurisë”, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Dyshja shkëlqyen me veshjet tepër elegante, teksa dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Teksa parakaluan në tapetin e kuq që mirëpriti yjet e filmit dhe emra të tjetër të njohur që morën pjesë, Kiara dhe Luizi u panë të buzëqeshur duke ndaluar për t’u fotografuar me fansat e tyre.
“Filmi ishte perfekt, krenare me ty”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotografive, që u vërshua nga komentet dhe pëlqimet e admiruesve të tyre.
Luizi luan rolin kryesor në film përkrah aktores Olta Gixhari, ndërkohë pjesë e kastit janë, partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Dea Michel, Luan Jaha, Ylber Bardhi e shumë të tjerë.
Kiara gjithashtu ka nisur një projekt të ri televiziv, nga e diela që lamë pas ajo do të udhëheq emisionin “DTWS Fan Club”, që vjen në kuadër të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars Albania”.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

