Kiara poston foton e parë pas lindjes dhe tregon vajzën: Mos u shqetëso, do bëhet më mirë

Çifti Kiara dhe Luiz Ejlli, dje u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli. Në një kohë që janë kryefjalë e shypit rozë, fansat dhe ndjekësit e çiftit duan të shohin gjithçka, edhe pse çifti ka nisur që të postojë momentet e para të lindjes.

Këtë herë është Kiara ajo që ka postuar një foto, ku e vogla nuk duket, por ka një mesazh për të. ”Mos u shqetëso mama, do bëhet më mirë”.

Kur se dje, këngëtari dhe fenomeni i ”BBVA2” Luiz Ejlli ndau emocionet e para përmes një video. ”Mendova që lumturia e kishte pikun kur Kiara më tha PO, por më vjen me i thënë Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”.

SHKARKO APP