Kiara pyetet nga ndjekësit dhe tregon dy gjërat që e tërheqin tek Luizi

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, vijojnë që të jenë çifti më i dashur dhe i komentuar i showbizzit. Ata mbeten edhe kryefjalë e Big-ut, edhe pse ka nisur edicioni i tretë. Mbrëmë Kiara i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram.

Moderatorja e cila është në pritje të ëmbël ka folur rreth shtatëzanisë, kujdesit që ka ndaj vetes por çfarë ra në sy ishin dy karakteristika që ajo ka nxjerrë në pah dhe që i dashuron te bashkëshorti i saj, Luizi.

”E kam mësuar që në Big por nuk e dija që do e kishte kaq shumë të theksuar dhe jashtë shtëpie. Qetësia dhe durimi, dhe kur unë jam me ‘hormonet e shtatëzanisë’. Po si mo Luiz nuk u bëre njëher me nerva?”,-shkruan Kiara.

SHKARKO APP