Kiara Tito flet publikisht për ndarjen: Këtë dhimbje s’e kalova lehtë
Kiara Tito ndonëse është përfolur shumë një lidhje e saj me këngëtarin Butrint Imeri, Kiara Tito nuk e pranoi asnjëherë publikisht. Megjithatë, moderatorja tregoi tek “ Ftesë në 5“, se një ndarje e ka pasur, dhe ajo nuk kaloi pa lënë gjurmë.
Vetë Kiara e la të kuptohet dicka të tillë përmes një statusi të postuar së fundi, të cilin e shpjegoi kështu në studion e Bieta Sulos:
“Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej. Ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur veten, këtë herë vendosa që ta ndaj edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pasi më shkruajnë shpeshsherë vajza “si ia ke dalë ti kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar” dhe vendosa që ta ndaj këtë copëz nga jeta ime me to, që t’i tregoj se çdo dhimbje e ka një fund” .