Kiara Tito moderon “Kepi i Vipave”, tregon si e priti Luizi lajmin për projektin
Sratoi sonte në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.
Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision. Ajo ka treguar se si e ka pritur bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli këtë projekt.
“Dua të bëj një gëzuar me veten time se jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe do të shijoj këtë aventurë në Turqi. Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për të qenë pjesë e këtij projekti dhe ishte shumë entuziast. Ai gjithmonë më ka mbështetur në çdo ide e projekt që kam pasur”- u shpreh Kiara.