Kiara tregon si e harroi personin që donte shumë: Çdo dhimbje e ka një fund

Kiara Tito ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ndër të tjera foli rreth statusit të shumë komentuar të disa ditëve më parë, ku ndante me ndjekësit problemet që kishte kaluar në jetën private.

”Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej por ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur për vete, këtë herë vendosa që ta ndaj edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale. Më shkruajnë shpeshherë vajza si ia ke dalë ti kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar dhe vendosa që ta ndaj këtë copëz nga jeta ime me to për t’iu treguar që çdo dhimbje e ka një fund”.

E ngacmuar nga Bieta se si e ka kaluar këtë dhimbje, Kiara pranoi se nuk ka qenë aspak e lehtë, por ia ka lënë kohës që të shërojë çdo gjë. ”Unë kam pak njerëz të dashur rreth vetes, por me ata shpreh çdo gjë, nuk i mbaj dot për veten time. Ato më kanë ndihmuar, më kanë dëgjuar më shumë, se unë kam nevojë për dëgjues, jo këshillues”.

SHKARKO APP