Kida dhe Dhurata nga mike në “armike”

Ato janë mikesha shumë të mira dhe këtë e kanë treguar qartë, teksa mbështesin njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale. Të njëjtën gjë ato kanë bërë edhe me projektet e tyre më të fundit muzikore, duke publikuar video teksa dëgjojnë dhe këndojnë këngët e secilës.

Pavarësisht se miqësia e tyre vazhdon të jetë shumë e fortë, fansat i kanë shpallur “armike” në klasifikimin e “Top Awards”. Bashkëpunimi i Kidës me Lyrical Son, “Deja Vu”, ka zënë vendin e parë këtë javë, duke mposhtur bashkëpunimin e Dhurata Dorës dhe Soolking, “Zemër”.

Duket se një luftë e heshtur ka nisur mes dy projekteve, të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Mbetet në dorën e fansave të vendosin se cila prej këtyre këngëve do triumfojë javën e ardhshme. Nga ana tjetër, në vendin e tretë renditet bashkëpunimi i Alban Skenderaj dhe 2Ton, “Drejt në zemër”, i cili ka humbur një pozicion nga java e kaluar, duke zënë vendin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt i gjithë “Top 10” nuk ka pësuar ndryshime drastike, duke bërë që këngët e saj të rrotullohen rreth njëra-tjetrës. Sa i përket hyrjeve të reja, tre projekte janë bërë pjesë e listës, duke lënë jashtë disa prej këngëve që për një kohë të gjatë qëndronin në klasifikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?