Kim Kardashian publikon fotot e vajzës së sapolindur
Ka pak më shumë se një muaj që Kim Kardashian dhe Kanye West pritën në jetë vajzën e tyre Chicago West dhe vetëm sot, e sapolindura ka përshëndetur botën virtuale të Instagramit.
Ylli i The Keeping Up With the Kardashians” postoi foton e parë të vogëlushes në median sociale. Edhe pse “të maskuara” me një filtër arushi, nënë e bijë kanë pushtuar rrjetin me foton e tyre të ëmbël.
“Baby Chicago”, – shkruan Kim pas selfie-t, e cila duket se është bërë para se ylli i reality show-t t’i bënte flokët pink. Chicago qenka shumëëëë e ëmbël!
Chicago West ngjan pak si motra e madhe North West dhe pak si vëllai Saint West. Ylli 37-vjeçar i ‘Keeping Up With the Kardashians’ dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, pritën në jetë vajzën e tyre me nofkën Chi nga një nënë zëvendësuese 5 javë më parë, ndërsa emrin e bënë publik pak ditë pas lindjes së vogëlushes.
Kur një fans e pyeti Kim të shtunën se “Si është Chi?”, ajo tha: “Është fëmija më i mirë dhe më i ëmbël. Ngjan pak si North dhe pak si Saint.”