Kim Kardashian reagon për herë të parë ndaj akuzave të Kanye West se e ka tradhtuar me Drake

Ka ekzistuar një thashethem prej kohësh që Kim Kardashian është detyruar ta sqarojë.

Në rast se nuk e dini, na lejoni t’ju plotësojmë pazëllin: para ndarjes së Kim dhe Kanye West në vitin 2021, pati aludime në Internet që sugjeronin se ylli i Kardashians kishte një lidhje me rivalin e reperit, Drake. Tani, Kim ka reaguar për here të pare mbi këto zëra duke akuzuar Kanye si shkaktarin e lindjes së këtyre dyshimeve.

“Ai që supozohej të më mbronte – dhe ende bën intervista duke thënë se do të jetë mbrojtësi im përgjithmonë – është ai që më lëndon më shumë,” i tha ajo Kris Jenner gjatë episodit të 25 majit të ‘The Kardashians’. “Ishte ai që nisi thashetheme që thoshte se po dilja me Drake, se kam patur një aferë. Gjithë martesën tonë ai më akuzoi publikisht për këtë. Unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si vazhdon ende thotë se do më mbrojë.”

Ky thashethem u rikthye edhe një herë në vëmendje nga Kanye gjatë një interviste të nëntorit 2021. Komentet e tij erdhën nëntë muaj pasi Kim paraqiti kërkesën për divorc. “Kam folur me Drake dhe më ka thënë se nuk ka fjetur kurrë me Kim, por kam thënë: “Por ti veprove sikur ke fjetur me të”, tha ai gjatë një interviste me ‘Drink Champs’, duke vënë në dukje se i dërgoi mesazh Drake. “”A i ke shkruar ndonjëherë?” E dini, sepse nuk ka të bëjë vetëm me të fjeturin.”

Dhe megjithëse Kim është gati të superojë dramën, është e vështirë ta bësh këtë kur Kanye vazhdon të shkaktojë zhurmë me deklaratat e tij. “Nuk di çfarë të bëj. Nuk dua të jem pjesë e kësaj. Është gjithmonë kaq intensive,” tha ajo në rrëfim. “Unë thjesht nuk dua të përfshihem në një grindje publike me të. Ndjehem sikur duhet të bëj diçka,” vuri në dukje ajo. “Sidomos kur përfshin njerëz të tjerë dhe lëndon njerëz të tjerë, siç më lëndoi mua.”

SHKARKO APP